You Are Here: Home » Kombëtarja » Kombëtarja A » Ekskluzive: Ermir Lenjani “blerja” e re e De Biazit kundër Armenisë

Ekskluzive: Ermir Lenjani “blerja” e re e De Biazit kundër Armenisë

384573_10200613071824470_929679760_nAsport – Ishte muaji janar kur mesfushori shqiptar i St. Gallenit Ermir Lenjani kishte shprehur dëshiren që një ditë të vishte fanellën e Kombëtares Shqiptare, sot 7 muaj më vonë dëshira i’u realizuar.


Lajmin e ka konfirmuar për portalin Asport.info  vet lojtari i cili ka thënë se  ka marrë ftesë nga trajneri italian i Kombëtares Xhani De Biazi për ndeshjen miqësore kundër Armenisë. Lenjani kështu bëhet lojtari i dytë debutues që konfirmohet, pas mesfushorit të Grasshopersit Shkëlzen Gashi tashme të konfirmuar.

Nga kater xhirot e zhvilluar ne superligen zvicerane , 24  vjeçari Lenjani ka luajtur për 90 minuta në të gjitha takimet duke u bërë një titullar i pazëvendësueshëm.

Kur jemi në prag të ndeshjes miqësore, Shqipëri – Armeni, pavarësisht që lista e lojtarëve të ftuar nuk është bërë publike, Asporti ka mësuar se jashtë listës janë lënë emra si Elis Bakaj, Hamdi Salihi, Azdren Llullaku apo edhe Alban Meha ndërsa që ftesë kanë marrë Etrit Berisha, Samir Ujkani, Edgar Cani, Jurgen Gjasula, Amir Abrashi e Vullnet Basha

 

Letërnjoftimi

Emri dhe mbiemri: Ermir Lenjani
Data e lindjes:            5.8 1989
Pozita:                           Mesfushor  i majtë
Gjatësia:                        1.75

 

© 2013 - asport.info

Scroll to top