Taulant Xhaka merr shtetësi shqiptare (Foto Dekreti)

images

Asport - Futbollisti me origjinë shqiptare që ka mbrojtur ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës, Taulant Xhaka është dekretuar me shtetësi shqiptare nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani.


Mesfushori me tipare mbrojtëse që aktualisht luan me Baselin, prej kohësh ka shprehur dëshirën që ti bashkohet Shqipërisë. Ai deri tani ka zhvilluar 40 ndeshje me kategoritë e U17,U18,U19,U20 dhe U21 të Zvicrës, por që nuk është në planet e trajnerit te përfaqësueses A, Ottmar Hitzfeld, sikurse vëllai i tij Graniti.

Familja Xhaka në prag të ndeshjes me Zvicrën (shtator 2012) pati kritikuar tifozë shqiptarë se nuk meritojnë ti quajnë tradhëtarë meqë ata asnjëherë nuk kishin pasur një ftesë nga FSHF. Madje babai i vëllezërve Granit e Taulant Xhaka pati akuzuar rëndë kreun e FSHF-së, Armando Duka duke thënë se i ka kërkuar mito në këmbim të angazhimit të djemëve të tij në Kombë Shqiptare.
Por, duke se së fundmi kane ndërruar raportet. Në një intervistë për media, Ragip Xhaka ka thënë se e gjitha çfarë është folur më herët duhet të harrohet dhe se ai do të bëj çmos që të angazhoj djalin e tij Taulantin me Shqipërinë.
Zyrtarë të FSHF-së nuk duan të flasin për rastin në fjalë, duke thënë se kjo është e drejtë ekskluzive e trajnerit De Biazi nëse do ta ftoj në të ardhmen ose jo.
Ndryshe, nëse Taulanti ftohet në Kombëtaren Shqiptare, këtyre të fundit do të duhet ti kërkojnë leje UEFA-se, sikurse me rastet e mëparshme të Bashës, Abrashit e Gashit.

Untitled

You must be logged in to post a comment Login