Talenti: 16 vjeçari Çekiçi në prova te Dinamo Zagreb

946551_10151445067204149_1737705365_n

946551_10151445067204149_1737705365_naSport – Mesfushori i Kombëtares U19, Endri Çekiçi ka siguruar një provë të skuadra e famshme kroate Dinamo Zagreb.

16 vjeçari i cili te Teuta erdhi nga Pogradeci është një lojtar mjaftë i talentuar që i ka bërë të gjithë për vete në Durrës. Pasi la Pogradecin për të firmosur për “Djemtë e Detit”, futbollisti i talentuar nisi aventurën në Durrës, por edhe pse pak hapësira ka gjetur në formacion, sërish kjo nuk e ka penguar të sigurojë një test disaditor në Kroaci, raporton Sportekspres.

 
Drejtuesit e Dinamos së Zagrebit mësohet të kenë gjetur gjuhën e përbashkët me Teutën dhe Endri Çekiçi do të niset sot drejt kryeqytetit kroat për të nisur provën. I përket vitlindjes 1996 por shumë shpejt ka treguar se ka potencial dhe cilësi për të bërë shumë në të ardhmen.  Në Durrës janë dashuruar pas tij, ndërkohë që veç Teutës, për shërbimet e Çekiçit në muajin qershor interesoheshin disa  skuadra. Ai luan si mesfushor qëndre pas sulmuesve por dhe në krah, duke patur parasysh se i përdor mjaft mirë të dyja këmbët.

Comments

comments

You must be logged in to post a comment Login