Skenderbeu: Vjen fitorja e dytë, Flamurtari humbet në Vlorë

20120705-flamurtari-vlore-alban-labdarugo-csapat

Asport – Shkon edhe përtej barazimit me Bylisin Flamurtari në këtë javë të dytë të Superligës. 

Me një trajner të ri në pankinë tashmë si Hulian Rubio, skuadra vlonjate mundet në shtëpi nga Laçi 1-0.

Nuk ka ndryshuar asgjë tek kjo skuadër trajneri spanjoll i cili vetëm sa është prezantuar me skuadrën. Ndërkohë, ekipi laçian, i cili në këtë javë debuton me trajnerin e tyre të ri Stavri Nica, është i vendosur mjaft mirë në fushë dhe sulmon gjatë gjithë ndeshjes duke kërkuar golin.

Pjesa e dytë vendos gjithçka, portieri Koliqi del jashtë zone për të frenuar një sulm të rrezikshëm dhe ndërhyrja e tij e parregullt ndëshkohet me kartonin e kuq. Më pas është Ermullai i cili ekzekuton në mënyrë perfekte goditjen e dënimit duke zhbllokuar shifrat.

Përpiqen vendasit, por pa mundur të evitojnë humbjen deri në vërshëllimën përfundimtare.

Në ndeshjen tjetër të së premtes, kampionët e Skëndërbeut kanë regjistruar fitoren e dytë në po kaq ndeshje të Superligës së këtij sezoni. Korçarët e drejtuar nga Josa kanë mundur 2-0 Apolloninë në fushën e tyre, falë golave të
Sabino Plakut dhe Orelesit.

/tch/

You must be logged in to post a comment Login