Shqipëri – Norvegji, bastet favorizojnë nordikët

1tr

aSport – S1trhqipëria niset jo si favorite në ndeshjen e 7 qershorit me Norvegjinë. Bastexhinjtë e Europës mendojnë se janë norvegjezët ata që kanë më shumë shanse për të fituar ndeshjen në Tiranë.
Edhe pse me një diferencë të vogël, ata mendojnë se do të jetë skuadra e Egil Olsenit që do të triumfojë në Shqipëri. Me një koeficient 2.44 kuotohet fitorja e norvegjezëve në “Qemal Stafa”. Diçka më pak, edhe pse luajmë në Shqipëri, kuotohen kuqezinjtë.

Bastexhinjtë, fitoren e Shqipërisë e paguajnë me 2.8. Barazimi kuptohet me 3.3 dhe është rezultati që sipas statistikave ka më pak gjasa që të mbyllet ndeshja.Më saktë, fitorja e Shqipërisë ka 33.61% mundësi. Barazimi ka 30.68% ndërsa fitorja e miqve 35.71% mundësi që të ndodhë.

Kujtojmë që kuqezinjtë kanë fituar në Norvegji ndeshjen eliminatore me ekipin e Egil Olsenit. Gjatë atij 90-minutëshi të acartë, ku
Shqipëria fitoi me golin e Salihit në minutën e 67-të të lojës, norvegjezët kishin bërë 402 pasime të sakta, ndërsa Shqipëria 341.

Në total vendësit kishin katër raste për gol, ndërsa ne vetëm 2, por në fund skuadra e De Biazit fitoi edhe ajo e Olsenit doli e humbur.

 

“1”
2.8(33.61%)
Koeficienti dhe mundësitë e fitores së Shqipërisë

“X” 3.3(30.68%)
Koeficienti dhe mundësitë e një ndeshjeje në barazim

“2” 2.44(35.71%)
Koeficienti dhe mundësitë e fitores së Norvegjisë

Comments

comments

You must be logged in to post a comment Login