Shqipëri “gripale”: Konfirmohen mungesat e Mavrajt e Mehës

1346822989meha-mavraj-dallku

1346822989meha-mavraj-dallkuAsport –  Kur kanë mbetur edhe më pak se 24 orë deri te zhvillimi i ndeshjes miqësore kundë Gjerogjisë, trajnerit italian i kanë nisur kokëdhembjet.

Mungesa e fundit  kundër Gjeorgjisë janë Mërgim Mavraj dhe Alban Meha.

Derisa Hyka, e Kukeli ishin lënë jashtë për shkak të lëndimeve, këto mungesa i shtohen listës së dëmtuarëve pak para sfidës .

Qendërmbrojtësi i Grojter Fyrthit në Bundesligën e parë gjermane po kalon një gjendje të rëndë gripale aq sa, sipas informacioneve, dje lojtari ka qenë i shtruar në një spital në Gjermani. Në mungesë të tij, De Biazi ka grumbulluar menjëherë mesfushorin e Flamurtarit, Bruno Telushi

Situatë pak a shumë e njëjtë është edhe me mesfushorin e Paderbornit, për të cilin trajneri De Biazi tha se “Meha nuk është grumbulluar pasi, në momentet e fundit, jam lajmëruar se ishte me grip dhe e kishte të pamundur që të vinte për këtë ndeshje”.

Fatkeqësisht në Europë qarkullon kjo epidemi gripale, e cila na krijoi probleme si me Mehën dhe Mavrajn, ka përfunduar ai.

You must be logged in to post a comment Login