Renditja e FIFA-s: Shqipëria ngjit +17 vende

kombetarja-ne-hotel

Asport - Kombëtarja shqiptare ka bërë një ngjitje të konsiduerueshme prej 17 vendesh në renditjen mujore të FIFA-s, për muajin nëntor.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri De Biazi pozicionohen në vendin e 67-të, falë 496 pikëve të grumbulluara, ndërkohë që tri vendet e para mbahen nga Spanja, kampione e Botës dhe e Europës në fuqi, e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina. Sa u takon skuadrave të grupit tonë kualifikues për “Botërorin 2014”, e para është Zvicra e Otmar Hicfeldit, në vendin e 16-të me 966 pikë, ndërsa më pas vjen Norvegjia, në vendin e 26-të me 778 pikë.

Edhe pse e mundëm në kualifikuesen e fundit në “Qemal Stafa”, Sllovenia renditet para kombëtares sonë, pikërisht në vendin e 49-të me 593 pikë. Kuqezinjtë kanë lënë pas në këtë renditje dy rivalë në grupin tonë kualifikues, konkretisht Islandën, në vendin e 96-të, dhe Qipron, e pozicionuar në vendin e 127-të. Vlen të theksohet fakti se kundërshtari ynë i radhës në miqësoren e këtij muaji, Kameruni, pozicionohet i 62-ti, me 520 pikë, vetëm pesë vende më lart se Shqipëria. Kombëtarja jonë renditej e 84-ta për muajin tetor, teksa kishte 414 pikë, aq sa në muajin paraardhës, ndërsa ngjitja e kësaj radhe është vërtet e konsiderueshme.

Pavarësisht se nuk morëm dot maksimumin në dy ndeshjet e radhës kualifikuese, që i luajtëm në fushën tonë (humbën 2-1 ndaj Islandës dhe fituam 1-0 ndaj Sllovenisë), ky katapultim në renditjen mujore të FIFA-s vlerësohet sukses, edhe pse nuk sjell ndonjë gjë në klasifikimin momental të grupit tonë kualifikues, apo në shanset reale të kombëtares sonë në fushatën eliminatore të “Botërorit 2014”.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>