“Qemal Stafa” drejt rrënimit, pret vetëm miqësoren me Lituaninë

slfskghksd

slfskghksdaSport – Tre ekipe të kryeqytetit, Tirana, Partizani dhe Dinamo, duhet të gjejnë një fushë tjetër, ndoshta jashtë Tiranës, për të luajtur ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Stadiumi “Qemal Stafa” duhet t’i kishte mbyllur dyert me kohë, por ekipet kryeqytetase përfituan edhe gjatë këtij edicioni, duke qenë se u shty afati i fillimit të punimeve në ndërtimin e impiantit të ri. Kur këtij sezoni po i vjen fundi, drejtuesit e FSHF-së dhe të stadiumit kombëtar lëshojnë alarmin për tre skuadrat tona të kryeqytetit, se duhet të gjejnë “strehë” tjetër për të mbyllur edicionin. Shkak i këtij vendimi është bërë fusha e shkatërruar që mund të degradojë më keq, para miqësores me lituanezët. Në “Qemal Stafa” do të luhet për këtë muaj vetëm ndeshja miqësore e 26 marsit, mes Kombëtares Shqiptare dhe Lituanisë dhe në prill stadiumi kombëtar do të mbyllë dyert, në pritje të shembjes.

Në muajin qershor është planifikuar fillimi i punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri, ndërsa po mendohet nëse do të jetë apo jo ndeshja me Norvegjinë, përballja e fundit, që do të luhet në “Qemal Stafa”. Kujtojmë se i ka mbyllur dyert në fillim të këtij sezoni edhe stadiumi tjetër i kryeqytetit, “Selman Stërmasi”, për shkak të mosplotësimit të kritereve të kërkuara nga FSHF.

Por nëse ekipet kryeqytetase do t’i luajnë ndeshjet e mbetura jashtë Tiranës, mund të rrezikojnë seriozisht realizimin e objektivave. Partizani ndërroi trajnerin, pas humbjes së fundit në Pukë, por trajneri i ri Hasan Lika për të bërë realitet ngjitjen e të kuqve në Kategorinë Superiore, nuk do të ketë më faktorin fushë si avantazh, krahasuar me javët e kaluara. Partizanit deri në fund i duhet të fitojë jo vetëm ndeshjet brenda fushës, por edhe ato jashtë, duke qenë se ndodhet aktualisht në vend të 5-të. Në të njëjtat pozita, por në Superiore, pozicionohet edhe Tirana, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede. Bardheblutë kërkojnë të ngjiten në tre vendet e para, si mundësinë e vetme për të marrë pjesë në Kupat e Evropës. Nëse do të luajë të gjitha ndeshjet jashtë fushës, edhe Tirana rrezikon të mbetet jashtë dyerve të Evropës. Dinamo, që mban vendin e 7-të në Kategorinë e Parë, kërkon të bëj mrekullinë në ndeshjet e mbetura, për t’u rikthyer edhe ajo në elitën e futbollit shqiptar, por mbyllja e dyerve të stadiumit, e largon edhe këtë skuadër nga pretendimet.

Sakaq, këtë sezon në “Qemal Stafa” kanë luajtur të tre ekipet kryeqytetit, si ndeshjet e kampionatit, edhe ato të kupës, pa llogaritur ndeshjet e Kombëtares, duke e prishur fushën e stadiumit brenda një kohe rekord, çka e detyroi FSHF-në, që t’i vëri kyçin derës

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>