Lista anti-Bjellorusi: De Biazi rikthen Memushajn, Sadikun e Mehën, Vajushi e Salihi jashtë

06_09_11_46599_kombetarja

06_09_11_46599_kombetarjaAsport – Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi ka publikuar listën e të ftuarve për miqësoren ndaj Bjellorusisë me 15 nëntor në Antalia të Turqisë.

Bie në sy rikthimi i Sadikut dhe Çanit ndërkohë janë lënë jashtë Salihi, apo edhe Vajushi e Gjasula që po luajnë mirë në Bullgari. Një rikthim tjetër pas shumë vitesh edhe i Ledjan Memushajt, anëtari i Carpit në SERIE B i cili po zhvillon lojera të mira dhe mesfushori i Paderbornit Alban Meha. Jashtë listës është lenë edhe Sajmir Ujkani i cili nuk po gjen hapësira tek Palermo. Një mungesë tjetër “e arsyeshme” është edhe mesfushori i PAOK-ut Ergys Kaçe i cili është ftuar nga trajneri i shpresave, Skënder Gega për ndeshjet eliminatore.

Lista e plotë:

1.Orges Shehi – Skenderbeu
2.Etrit Berisha – Lacio

3.Ansi Agolli – Karabak
4.Elseid Hysaj – Empoli
5.Lorik Cana – Lacio
6.Andi Lila – PAS Janina
7.Loret Sadiku – Helsingborg
8.Mërgim Mavraj – Greuther Furth
9.Tefik Osmani – Teuta
10.Ermir Lenjani – St.Gallen

11.Amir Abrashi – Grasshopers
12.Sabien Lilaj – Skenderbeu
13.Ledian Memushaj – Karpi
14.Alban Meha – Paderborn 07
15.Odise Roshi – FSV Frankfurt
16.Migjen Basha – Torino
17.Emilian Vila – PAS Janina
18.Shkelzen Gashi – Grasshopers

19.Edgar Çani – Karpi
20.Valdet Rama – Real Valladolid
21.Bekim Balaj – Jagiellonia
22.Armando Sadiku – Lugano

You must be logged in to post a comment Login