You Are Here: Home » Kampionatet-Shqiptare » KF Shkupi në ligën e dytë, shkrihet me KF Korzo

KF Shkupi në ligën e dytë, shkrihet me KF Korzo

shkupiAsport- Ka më shumë se një javë që kishin filluar bisedimet me klube të ndryshme për të arritur një marrëveshje të rëndësishme, një shkrirje të ekipit KF Shkupi me skuadër tjetër e cila nuk i ka mundësitë për të vazhduar garat në këtë Ligë. Kështu ka ndodhur në mes KF Shkupi dhe KF Korzo, ndërsa sot është zyrtarizuar dhe çështja e dokumentacionit, si dhe është bërë pagesa e regjistrimit në kampionat. Menjëherë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje numër i madh i sportëdashësve të KF Shkupi si dhe vet kryesia është shprehur e kënaqur nga kjo marrëveshje, dhe siç thanë ata se me këtë rast është përmirësuar padrejtësia e bërë në ndeshjen e finale për ngjitjen një ligë më lart, ku Shkupi pas një penaltie të dyshimtë u eliminua nga ekipi i Tiverija.


Menjëjerë pas lajmit nga kryesia e klubit kemi marrë dhe informacionet se në ekipt tani më janë bashkuar dhe futbollistë të rinj, nga Rrufeja e Miletinës kanë ardhur Leonard Kallaba dhe Mentor Idrzi, ndërsa portier i skuadrës do të jetë Burhan Mustafa i cili ishte pjesë e KF Drita. Gjithashtu te KF Shkupi është bashkuar dhe futbollisti i KF Gostivari Boban Xhangarovski. Nga na tjetër sipas kryesisë së tifo grupit “Shvercerat”, kemi mësuar dhe risin tjetër, se së shpejti klubi do të ketë dhe kryesi të re, pra nuk do të jetë më kryetar i klubit Rafet Muminoviç, por ditëve në vazhdim do të vendoset se kush do të jetë në krye të klubit të madh shqiptar nga Shkupi.

Ekipi ka filluar me përgatitjet, duke zhvilluar dy seanca stërvitore në ditë, dhe atë një të lehtë në ora 18:00 dhe tjetrën në ora 22:00, shkaku se shumica e futbollistëve agjërojnë muajin e shenjtë Ramazanin. Sipas informacioneve ka gjasa që klubi në 6 muajt e para të paraqitet me emirin KF Korzo, por kjo ende nuk është definitive, pasi kryesia po bën të pamundshmen që edhe ky problem të zgjidhet, duke u përfaqësuar me emrin e tyre në ligën e dytë të Maqedonisë.

© 2013 - asport.info

Scroll to top