You Are Here: Home » Kombëtarja » Kombëtarja U-21 » Elseid Hysaj e Tomas Strakosha dy “blerjet”e Gegës në ekipin e shpresave

Elseid Hysaj e Tomas Strakosha dy “blerjet”e Gegës në ekipin e shpresave

StrakoshaAsport – Trajneri i Kombetares U-21 ka konfirmuar prurjet e reja në ekipin e shpresave për ndeshjen miqësore të 14 gushtit kundër Austrisë.


Në një intervistë për “Sporteskpres”, Gega ka thënë se Elseid Hysaj e Tomas Strakosha do t’i prijnë ekipit të tij në ndeshjet eliminatore që nisin në shtator, e ku Shqipërinë e pret një grup tejet i vështirë me Spanjën.

Fatkeqësisht është një numër i madh lojtarësh shumë cilësor që kanë refuzuar ftesën për të luajtur për U-21. Disa kanë vënë kushte që të luajnë vetëm për Kombëtaren e madhe. Nëse nuk do kishim këto refuzime, U-21 do ishte një ekip me pretendime të mëdha.

Por, ai ka pranuar se do te kete ndryshime te medha, do te kete prurje por edhe largime.  ”Ata që nuk janë parqitur mirë në dy ndeshjet e para dhe të tjerë që vinë. Ka edhe nga ata lojtarë që luajnë në ekipin kombëtar A dhe që më në fund kanë pranuar të luajnë për Shpresën për të na ndihmuar. Ka edhe lojtarë që vinë për herë të parë”.

Ndeshja Shqipëri – Austri luhet në Vlorë me date 14 gusht , ora 17.30.

Për Hysajn

Elseid Hysaj 19 vjeç  një lojtar shumë i mirë. Mund të luajë pa problem me ekipin tonë. Ne e kishin kërkuar dhe tashmë ai ka konfirmuar që do të jetë pjesë e ekipit përfaqësues. Është një mbrojtës që na bën shumë punë në këtë moment ku do të kemi lëvizje brenda skuadrës. E falënderoj që pranoi të ishte me ne

Për Strakoshën

Është një djalë shumë i talentuar. Për arsye objektive nuk ka qenë në grup me ne. Do të jetë këtë herë edhe pse nuk ka qenë tre herë. Jam i bindur se do të japë maksimumin kur të luajë në fushën e lojës.

Të tjerët

Mund them se në grumbullimin para Austrisë do të jenë Aldo Teqja, Muskaj, Kastrati, Shala dhe Abazi, duke mos harruar edhe Rrahmanin. Ky i fundit e ka treguar më së miri veten në lojërat mesdhetare .

 

© 2013 - asport.info

Scroll to top