You Are Here: Home » Kombëtarja » Kombëtarja A » Ekskluzive: Dilaver “Dilly” Duka në Kombëtaren Shqiptare (video)

Ekskluzive: Dilaver “Dilly” Duka në Kombëtaren Shqiptare (video)

Dilly Duka_0Asport – Një tjetër legjionar mund të bëhet së shpejti pjesë e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. 


Fjala është për futbollistin e Chicago Fire në MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dilaver Duka (i njohur si Dilly Duka).

24 vjeçari me origjinë nga Dibra e madhe, por i lindur ne Montviller të New Jerseyt  luan si mesfushor i majtë dhe ka qenë pjesë edhe e ekipeve U-20 dhe U-23 të Kombëtares së SHBA-ve.

Lajmin e ka konfirmuar ekskluzivisht për portalin Asport.info, trajneri i shpresave Skënder Gega i cili po luan rolin e “shkuesit” për ta afruar Dukën në ekipin e De Biazit.  “Unë ja kam  prezentuar lojtarin stafit të Kombëtares, duke përfshirë kreun e FSHF-së Armando Duka,  menaxherin Alban Bushi  dhe vet trajnerin De Biazi” ka thënë Gega.

Ai ka thënë se ata janë treguar të gatshëm për ta afruar lojtarin i cili duket të jetë një potencial i madh për Kombëtaren kuq e zi. Gega ka shtuar se Duka është i interesuar të luaj për Shqipërinë, por se pret një ftesë nga ana e FSHF-së.

Pavarësisht largësisë, Duka ka shumë gjasë që të bëhet pjesë e Shqipërisë meqë nuk ka luajtur për Kombëtaren A të SHBA-së, dhe një ftesë e munguar do të bënte që “Dilly” të vendoste për shqiponjat.

Duka, ka luajtur 13 ndeshje me skuadren U20 duke shënuar 2 gola, ndërsa një ndeshje me Kombëtaren U-23. Ai ka luajtur edhe për New York Red Bull dhe Rudgers Scarlet Knights.

 

© 2013 - asport.info

Scroll to top