Dëmtohet Xhaka, thërritet Arapi

bf5e0896e29b7f036f449c46c707814a_XL

aSport – Risia e kombëtares për miqësoren e 5 marsit, Taulant Xhaka, nuk do të debutojë kundër Maltës për shkak të një dëmtimi. Për këtë arsye trajneri de Biasi ka thërritur menjëherë mbrojtësin e Skënderbeut Renato Arapi për të zënë vëndin e lojtarit të Basel. 22 vjeçari pati një problem fizik dje në sfidën që Basel barazoi kundër Thun, dhe u zëvëndësua i detyruar në minutën e 72 të ndeshjes.

Kujtojmë që trajneri de Biasi ka grumbulluar vetëm 19 lojtarë për këtë sfidë, dhe vetëm 5 mbrojtësa.

You must be logged in to post a comment Login