You Are Here: Home » Futboll » Berisha: Të krijohen Liga mbarëkombëtare në të gjitha sportet

Berisha: Të krijohen Liga mbarëkombëtare në të gjitha sportet


394679_332571666761326_99773461_nAsport
– Kryeministri shqiptar Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë, i ka kërkuar ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi  marrjen e masave për formimin e një kampionati mbarëkombëtar, që të përfshijë klubet nga Shqiperia dhe Kosova  në të gjithë sportet.


Gjithçka kishte nisur ne vitin 2005 kur në qendër të Prishtinës u shfaqen Tifozat Kuq e Zi duke hap shumë debat në ambientet sportive për tu riaktualizuar në janar të 2012-ës kur skuadra e Prishtinës shprehu haptas ambiciet për t’iu bashkuar Superligës së Shqipërisë në Futboll, por kjo nuk u realizua.

Shembulli mirë i kësaj ideje është Federata Shqiptare e Aeronautikës dhe Federata e Paragllajdizmit e Kosovës që zhvillojnë kampionat të përbashkët.

Nëse kjo do të ndodhte sportistët shqiptarë nga Kosova do ta thyenin izolimin ndërkombëtar.

asport/PO

 

© 2013 - asport.info

Scroll to top