Aliti dhe Cikalleshi risitë, pritet prezantimi i Xhakës…

De-Biazi-dhe-Bushi

aSport.info - Pasi ndoqi edhe finalen e Kupës së Shqipërisë, tekniku Italian i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka dalë në një konferencë për shtyp duke shpallur edhe listën  me 21 futbollist që do të luajnë në ‘’Turin Evropian’’, ku kuqezinjtë do të luajnë tre sfida në tetë ditë. Risitë e kësaj liste janë Fidan Aliti, mbrojtësi i Luzern dhe Sokol Cikalleshi që ka dhuruar një sezon fantastik me Kukësin këtë sezon. Për herë të parë fanellën e kombëtares pritet ta vesh edhe Taulant Xhaka, i cili kohë më parë ka zgjedhur të luaj për kombëtaren shqiptare por për shkak të dëmtimeve i është dashur të shtyj prezantimin me fanellën e kombëtares.

Në këtë listë dallojnë edhe rikthime të rëndësishme si ato të Telit, Vajushit, Lilajt dhe Currit, I cili gjithashtu gjendet edhe në listën e përfaqësueses së Kosovës në miqësoret e saj. Futbollistët më në formë të skuadrës duket qartë që janë Gashi dhe E.Berisha por ndërkohë ka ardhur edhe përgjigja nga Besart Berisha që e ka të pamundur të luaj për kombëtaren ndërkohë që luan në Australi. Ndërkohë një listë e gjatë futbollistësh ishte e pamundur për tu përzgjedhur nga De Biasi për shkak të dëmtimeve apo futbollistëve që janë jashtë forme për mungesë aktivizimi. Kështu emra, si: Armando Sadiku, Ledian Memushaj, Migjen Basha, Jahmir Hyka, si dhe Burim Kukeli, Vullnet Basha dhe Ilir Berisha do mungojnë në këtë test të trefishtë miqësore. Ndërkohë është parë që Loret Sadiku sërish nuk është pjesë e kombëtares kuqezi duke zgjedhur atë të Kosovës. Ndërkohë gjatë intervistës De Biasi ka sqaruar se ka pasur një takim me teknikun e përfaqësueses se Kosovës. Ai ka shpjeguar se i kanë premtuar njëri-tjetrit bashkëpunim dhe se Kosova do të ndihmojë Kombëtaren e Shqipërisë për aq kohë sa Kosova nuk luan në eleminatore.

Shqipëria, do të ndeshet më 31 maj në Zvicër kundër Rumanisë në orën 19.00. Katër ditë më pas ajo do të zhvillojë miqësoren e dytë, në Budapest kundër Hungarisë në orën 20.30 dhe më datë 8 qershor në San Marino në orën 20.30 ndaj vendasve.

Lista e Kombëtares për tre takimet miqësore:

1.Etrit Berisha
2.Orges Shehi
3. Ansi Agolli
4.Fidan Aliti
5.Lorik Cana
6.Debatik Curri
7.Ermir Lenjani
8.Andi Lila
9.Taulant Xhaka
10.Amir Abrashi
11.Sabien Lilaj
12.Ergys Kace
13.Emiljano Vila
14.Sokol Cikalleshi
15.Shkelzen Gashi
16.Edmond Kapllani
17.Valdet Rama
18.Hamdi Salihi
19.Armando Vajushi
20.Mergim Mavraj
21.Elseid Hysaj

 

Comments

comments

2 Comments

  1. Tani1

    21/05/2014 at 17:29

    Keto jane traplliqe! Kesaj i thone te besh Kombetare per momentin, Kombetare qe i duhet De Biasit sa te kete kontraten! Duhet strategji afatgjate, jo te joshen lojtare qe luajne sot me Shqiperine por ikin neser te luajne per Kosoven kur te pranohet!

    S’ka nje komb nje kombetare – kjo dihet!

    Te afrohen lojtare qe kane lindur ose kane prejardhjen nga Shqiperia!
    Shqiptaret nga jashte trojeve te thirren vetem nese premtojne te luajne vetem per Shqiperine (si tip Cana)! Te tjeret te mos afrohen fare!

    C’kuptim ka te behet kombetare per dy vjet e pastaj te ikin te gjithe?!
    Nga intervista e Etrit Berishes, thote qe do flasim me te gjithe kosovaret e ekipit e do vendosim c’do bejme, rrime apo jo?!
    U be Shqiperia per te tallur bythen?! Nuk e dinin keta qe nje dite Kosova do pranohej ne FIFA?! Tani e moren vesh?!

    Me mire te afrohen talente nga vendi, edhe pse me me pak potencial!
    Shqiperia nuk eshte si han pa porta!!

    • kodra

      30/05/2014 at 23:55

      ke te drejt keto jan fjale si te degjohen nga drejtuesit federates

You must be logged in to post a comment Login